Shqiptari i ekzekutuar në Spanjë! “Daily Mail”: U vra në sy të të dashurës britanike, hakmarrje për pazare droge

Diaspora

Shqiptari i ekzekutuar në Spanjë! “Daily Mail”: U vra në sy të të dashurës britanike, hakmarrje për pazare droge

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:04
Restoranti ku ndodhi vrasja

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 18 dhjetor në një restorant të Spanjës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një shtetas shqiptar.

42-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje në tarracën e një lokali të njohur britanik të quajtur “The Orange Tree”, në sy të të dashurës nga një person i armatosur dhe me maskë i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë.

Shtypi lokal e ka përshkruar partneren e tij, i cila ishte ulur me të në tarracën e lokalit kur u sulmua, si britanike.

Viktima ishte i njohur për policinë, që po e heton vrasjen si një vrasje hakmarrje e lidhur me trafikun e drogës, shkruan “Daily Mail”.

Viktimës dhe partneres së tij nuk u janë bërë ende publik emrat, dhe pronarët e lokalit ku ndodhi ngjarja nuk kanë bërë ende ndonjë koment.

Image
Restoranti ku ndodhi ngjarja

Policia konfirmoi dje se i vdekuri ishte shqiptar dhe se asnjë arrestim nuk ishte bërë ende, ndërsa për të dashurën që përshkruhet si britanike, zyrtarët thanë nuk kishin asnjë informacion që mund të lëshonin në lidhje me vërtetësinë për kombësinë e saj.

Një zëdhënës i Gardës Civile, i cili po heton vrasjen, tha se kishte ‘pak dëshmitarë’.

Viktima u shpall i vdekur pak para mesnatës së të Premtes pas përpjekjeve të dështuara nga një kamerier nga një lokal aty pranë dhe mjekut të urgjencës për të shpëtuar jetën e tij.

Thuhet se ai është qëlluar të paktën pesë herë nga një distancë e afërt.

Hetuesit kuptohet se janë përqëndruar në teorinë se vrasja është e lidhur me një operacion policor kundër tregtisë së drogës muajin e kaluar që çoi në tre bastisje, duke përfshirë një në një lokal në Alfas del Pi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat