Prifti shqiptar i infektuar me variantin afrikan të Covid-19, gazetari shpjegon si është situata në Greqi

Diaspora

Prifti shqiptar i infektuar me variantin afrikan të Covid-19, gazetari shpjegon si është situata në Greqi

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Mutacionet e Covid-19 kanë rritur panikun e përhapjes së sëmundjes duke bërë që shumë shtete të shtrëngojnë sërish masat. Varianti britanik dhe i Afrikës së Jugut janë më të përhapurit.

Varianti afrikan ka mbërritur edhe në Greqi, ku ka prekur një prift shqiptar, i cili ka qenë më parë i infektuar me Covid-19. Në një lidhje nga Athina për “Wake Up”, gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka rrëfyer se si është situata në vendin fqinj.

“Frika është, kanë filluar testet masive. Personat që kanë qenë në kontakt me murgun janë thirrur për të bërë testet. Ky person ka qenë i prekur në muajin tetor, e ka kaluar lehtë. Profesionistët e shëndetit thonë që e mira është të bëhet vaksina, të merren masa, pasi mund të riinfektohemi”, tha gazetari.

Ndër të tjera foli edhe për zonat në Greqi ku janë evidentuar rastet me mutacionin britanik dhe atë afrikan.

“Këto mutacione janë shpërndarë në Atika dhe Patra. 170 persona janë me mutacion britanik, ndërsa atë afrikan 2 murgj. Mutacioni afrikan është më i rrezikshmi. Është e sigurt që murgu nuk ka udhëtuar në Shqipëri dhe nuk ka udhëtuar drejt Athinës. Vështirësia më e madhe është se si është infektuar ky murg”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat