Një gram kokainë për shqiptarin në burg, fundoset avokati italian

Diaspora

Një gram kokainë për shqiptarin në burg, fundoset avokati italian

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:10
Ilustrim

Një “dhuratë” për klientin e tij në burg, ka fundosur një avokat në Itali.

Më pak se 1 gram kokainë kanë bërë që Gianni Ferrero, i njohur në provincën e Bergamos, të qëndrojë në burg për të paktën 3 muaj.

Avokati kishte marrë me vete më pak se 1 gram kokainë për të ja dhënë klientit të tij shqiptar, që ishte në burg.

Por pas kontrollit të ushtruar nga policia, ka qenë vetë avokati që ka përfunduar në qeli.

Gjykata nuk ka pranuar që ta lejë të lirë, për shkak se mund të prishë provat, shkruajnë mediat italiane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat