Vendimi i fundit: Udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas, vetëm në raste urgjente

Diaspora

Vendimi i fundit: Udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas, vetëm në raste urgjente

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:45
Itali

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar qytetarët e Kosovës se me vendimin e ri të qeverisë italiane në luftimin e koronavirusit, që hyn në fuqi më 6 mars dhe zgjat një muaj, udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas lejohen vetëm në raste urgjente si për arsye pune, shëndetësore, studimi, urgjence dhe kthimi në vendbanim.

Sipas njoftimit, kthimi në Itali parasheh paraqitjen e formularit të vetë-deklarimit ku secili shtetas shpjegon arsyen e kthimit dhe dokumente të tjera mbështetëse që e konfirmojnë hyrjen në Itali, si dhe detyrimin e respektimit të masave të vetë izolimit të detyrueshëm 14 ditorë dhe mbikëqyrjen shëndetësore.

Sa i përket kalimit transit nëpër Itali, shtetasve nga Kosova u mundësohet duke plotësuar formularin ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit dhe duke lëshuar Italinë brenda 36 orëve nga momenti i hyrjes.

Deri më 27 mars lëvizjet brenda Italisë janë të kufizuara.

Kjo ambasadë ka thënë se gjatë kësaj periudhe kohore do të ofrojë shërbime konsullore vetëm me terminë të rezervuara paraprakisht, ndërsa shërbimet konsullore mund të kryhen edhe përmes e-mailit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat