Arrestohet kuzhinieri shqiptar në Londër, zbulohet se nuk gatuante ushqime, por ...

Diaspora

Arrestohet kuzhinieri shqiptar në Londër, zbulohet se nuk gatuante ushqime, por ...

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Një operacion anti-droge në Londër arrestoi 8 persona mes tyre edhe një shef kuzhine shqiptar të dyshuar se importonin sasi të mëdha kokaine.

Detektivët e Met Specialist Crime Command dhe National Crime arrestuan Ermal Shtrezi, 39 vjeç, banues Lyndhurst Road, N22.

Ndaj Shtrezit me origjinë nga Maqellara e Dibrës me profesion shef kuzhine, u ngritën akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.

Pjesa tjetër e të arrestuarve – Daniel Oliver, Alexis Miranda, Terry Allen, Nigel Rodgers, William Adams, Frank Asante dhe Gary Hunt janë shtetas britanik.

Për llogari të këtij hetimi u kontrolluan dy ambiente që përdoreshin për qëllime komerciale dhe disa adresa. Operacioni u ndërmor pas marrjes të një informacioni me qëllim shkatërrimin e këtij grupi kriminal në importin dhe shpërndarjen e kokainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat