Falsifikuan dhe shitën qindra certifikata vaksinimi, arrestohen disa persona në Zvicër

Diaspora

Falsifikuan dhe shitën qindra certifikata vaksinimi, arrestohen disa persona në Zvicër

Nga: M.L. Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:41
Siç njoftoi policia e Schaffhausen të mërkurën, një punonjës i KIZ-it dhe disa persona të tjerë u arrestuan javën e kaluar.

Policia e Kantonit Schaffhausen, të Zvicrës arrestoi disa persona për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit. Ata tashmë janë në paraburgim, shkruan 20 minuten.ch, transmeton "Bota sot".

Në periudhën nga fundi i shtatorit deri në mesin e tetorit 2021, policia e Schaffhausen-it ka marrë informacione nga Zyra Federale e Policisë (Fedpol) dhe Qendra Kantonale e Vaksinimit (KIZ), sipas të cilave një punonjës i Qendrës Kantonale të Vaksinimit (KIZ) mund të gjenerojë disa qindra çertifikata të falsifikuara ose të pasakta të vaksinimit Covid dhe t'ua shiste njerëzve që nuk kishin marrë kurrë vaksinat e nevojshme.

Siç njoftoi të mërkurën policia e Schaffhausen-it, gjatë javëve të fundit janë arrestuar një punonjës i KIZ-it dhe disa persona të tjerë që kanë mbështetur punonjësin e qendrës së vaksinimit duke referuar blerës të mundshëm ose duke rishitur certifikatat e vaksinimit që ishin të pavërteta.

Aktualisht ata janë në paraburgim. Në këtë kuadër, prokuroria publike ka hapur disa procedura për falsifikim të shumëfishtë të dokumenteve.

Image
Ata dyshohen se kanë falsifikuar dhe shitur qindra certifikata vaksinimi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat