Shqiptari kapet me “shtëpi bari” në Angli, kështu i arsyetohet Policisë

Diaspora

Shqiptari kapet me “shtëpi bari” në Angli, kështu i arsyetohet Policisë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 20:46
Malbor Luzi

Një tjetër shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi apo siç njihet rëndomtë “shtëpi bari”.

I arrestuari është Malbor Luzi, i cili doli para gjykatës së Leeds pasi u kap me 489 bimë narkotike që i kultivonte brenda një dhome. Bimët ishin në faza të ndryshme të rritjes që tregon se ishte një investim në vazhdim e sipër.

Jessica Heggie, proceduese, tha se bimët ishin në gjendje të prodhonin kanabis me një vlerë prej 268,950 £.

Shtëpia ishte e pajisur me pajisje të sofistikuara për ngrohje, ndriçim dhe rritje. Në shtëpi ishin vendosur freskuesit e ajrit për të parandaluar që era e kanabisit të dilte jashtë.

Luzi, në momentin e arrestimit posedonte një celular, para cash, një kartë bankare dhe një kartë identiteti. 33-vjeçari, pa adresë fikse, u intervistua dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga të tjerë që e urdhëruan të kujdesej për bimët.

Luzi tha gjithashtu se ai kishte qenë përgjegjës vetëm për ujitjen e bimëve. Ai u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u burgos për dy vjet

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat