Tmerr në Spanjë/ Nëna shqiptare dhunon për vdekje djalin e saj 2-vjeçar, rreh brutalisht edhe binjakun që përfundon në spital

Diaspora

Tmerr në Spanjë/ Nëna shqiptare dhunon për vdekje djalin e saj 2-vjeçar, rreh brutalisht edhe binjakun që përfundon në spital

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Një 32 vjeçare shqiptare është vendosur në pranga nga policia spanjolle pasi akuzohet se ka vrarë djalin e saj 2 vjeçar. Fillimisht shqiptarja kishte telefonuar në numrin e emergjencës se fëmija i saj ishte rrëzuar aksidentalisht në shtëpi, por më pas u vërtetua se nëna 32 vjeçare ka ushtruar dhunë derisa 2-vjeçari ka ndërruar jetë. 

Sipas hetimeve dhe autopsia tregoi se 2-vjeçari kishte disa mavijosje që nuk përputheshin me versionin e nënës. Ndërkaq, fëmija tjetër, vëllai i tij binjak është shtruar gjithashtu në spital pasi ka pasur mavijosje në të gjithë trupin e tij, të ngjashme me ato të 2 vjeçarit. Ajo u arrestua dhe më pas është lënë në burg, ku ka tentuar edhe të vetëvritej.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar kur gruaja thirri shërbimet e urgjencës duke kërkuar një ambulancë për të ndihmuar djalin e saj, i cili me sa duket ishte pa ndjenja në atë kohë për shkak të një goditjeje të fortë të shkaktuar aksidentalisht teksa luante, shkruajnë mediat spanjolle. 

Në atë moment u siguruan që në shtëpi ndodhej edhe vëllai i tij binjak, një i mitur, i cili, si në rastin e të ndjerit, kishte disa mavijosje që tregonin për keqtrajtim nga e ëma, e cila jetonte e vetme me ta.

Djali 2 vjeçar u dërgua në spitalin e Alicante-s, ku u kryen analizat radiodiagnostike që vërtetuan se për shkak të llojit të dëmtimeve të pësuara, veçanërisht frakturave, nuk bëhej fjalë për një aksident, por për vrasje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat