E vrau gruan duke goditur 16 herë me thikë, Gjykata në Austri e dënon me burgim të përjetshëm

Diaspora

E vrau gruan duke goditur 16 herë me thikë, Gjykata në Austri e dënon me burgim të përjetshëm

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 11:41
60-vjeçari nga Kosova

Një burrë nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Austri, pasi që i dyshuari kishte goditur 16 herë me thikë gruan e tij, e pastaj e kishte lën në gjendje të rëndë vet në banesë.

60-vjeçari u shpall fajtor nga Gjykata e Innsbruck-ut pasi në nëntorin e vitit të kaluar e kishte mbytur gruan e tij 50 vjeçare duke e goditur 16 herë me thikë.

Lidhur me krimin e rëndë, burri e ka pranuar fajësinë para gjykatës, shkruajnë mediat austriake.

Ai tha se e ndjera grua e tij e kishte detyruar atë të hante supë në mëngjes dhe kishte folur keq për vajzat e tij nga martesa e mëhershme.

60-vjeçari theksoi se kjo e kishte shtyer të dilte nga kontrolli, shkruajnë mediat austriake.

Mjeku ligjor Walter Wahl, tha se kosovari pas kryer të aktit makabër kishte dalë për t’u shëtitur në qytet dhe e kishte lënë të plagosur bashkëshorten në banesë.

Wahl tha se për shkak të mosofrimit të ndihmës së shpejtë, ajo ka ndërruar jetë.

Sipas tij pas një orë e gjysmë, kosovari kthehet në objektin ku banonte dhe i bie ziles së fqiut.

Atë e njoftoi për rastin dhe i kërkoi të thërriste policinë, raportojnë mediat austriake.

Gjyqtarja Helga Moser, e ka shpjeguar në vendimin e saj se brutaliteti i tepruar i aktit, pra goditja e disahershme me thikë, ikja nga vendi i ngjarjes dhe mosofrimi i ndihmës për të shpëtuar jetën e të plagosures, kanë qenë arsyet rënduese në masën e dënimit me burgim të përjetshëm.

Vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat