Përdhunoi një grua, shqiptari: Isha nën efektin e drogës dhe alkoolit, më kanë shkatërruar jetën

Diaspora

Përdhunoi një grua, shqiptari: Isha nën efektin e drogës dhe alkoolit, më kanë shkatërruar jetën

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 06:36
Spartak Dyrmishi 

Spartak Dyrmishi është 45-vjeçari shqiptar i cili u arrestua ditën e sotme pasi akuzohet për përdhunimin e një gruaja në Paleo Faliro dhe tentativën për të përdhunuar një grua tjetër në Greqi.

Pas arrestimit 45-vjeçari jo vetëm ka pranuar akuzat me të cilat përballet, por ka dhënë një përshkrim identik me atë të dy femrave që e kanë denoncuar, duke konfirmuar kështu fjalët e tyre.

Kur oficerët e Policisë së Athinës e kanë pyetur pse i ka kryer këto akte, 45-vjeçari ka deklaruar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe se donte të bënte seks.

Ai ka deklaruar se përdorimi i vazhdueshëm i drogës kishte ndikuar në jetën e tij.

"Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat