Bënte ‘namin’ me drogë në Greqi, arrestohet biznesmeni i njohur shqiptar

Diaspora

Bënte ‘namin’ me drogë në Greqi, arrestohet biznesmeni i njohur shqiptar

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 10:04
Policia greke

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Protothema.gr raporton se bashkë me 22-vjeçarin janë arrestuar edhe 2 shtetas grekë si pjesë e grupit kriminal. Të tre të arrestuarit posedonin 128 gram kokainë dhe 7.1 kilogramë hashash, sasi të cilat iu gjetën nga kontrollet e policisë në banesat e tyre dhe në një apartament-magazinë në Patra.

Sakaq mësohet se 22-vjeçari është koka e bandës, e specializuar për shitje droge në qytetin e Patrës. Koka e bandës duket se ka qenë i riu shqiptar, pasi grupi paketonte lëndën narkotike në ambientet e zgarës që 22-vjeçari posedonte.

Mësohet se dy shtetasit grekë janë emra të njohur për policinë helene, pasi në të kaluarën kanë dhunuar një kasap për çështje borxhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat