Shqiptari plagos me thikë fqinjin në Greqi, më pas arratiset, policia në kërkim të emigrantit

Diaspora

Shqiptari plagos me thikë fqinjin në Greqi, më pas arratiset, policia në kërkim të emigrantit

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi ka plagosur me thikë bashkatdhetarin e tij, mbrëmjen e së enjtes, 10 nëntor në pilio të Greqisë.

Siç raportojnë mediet greke dy shqiptarët janë fqinj, ndërsa mëosphet se mbrëmjen e të enjtes kanë debatuar me tone të larta zëri. Debati ka garavuar deri në pikën ku 43-vjeçari ka nxjerrë thikën duke sulmuar fqinjin në bark.

Debati ka nisur për mosmarrëveshje personale.

Iefimerida.gr shkruan se i plagosuri është sulmuar me thikë në sytë e babait të tij, i cili duket se ka qenë i pranishëm në debatin mes fqinjve.

Aktualisht 43-vjeçari ndodhet në spital.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat