Shkolla shqipe në Nyon bashkë me shqiptarë e zviceranë festuan Ditën e Flamurit dhe 110-vjetorin e pavarësisë

Diaspora

Shkolla shqipe në Nyon bashkë me shqiptarë e zviceranë festuan Ditën e Flamurit dhe 110-vjetorin e pavarësisë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 15:58
Pamje nga festa e Flamurit

Si në Shqipëri, Kosovë e mbarë shqiparët në ballkan edhe diasporë gjatë uikendit të fundit kanë shënuar Ditën e Pavaresisë së shtetit shqiptar dhe 28 Nëntorin-Ditën e flamurit kombëtar.

Edhe në Nyon, sikur në gjitha qytetet dhe kantonet e Zvicrës, komuniteti shqiptarë ka shënuar me nje sër aktivitetesh Ditën e flamurit-28 Nëntorin  dhe 110-vjetorin e pamvarësisë së shtetit shqiptar. Në këtë festë të madhe, ku të pranishëm, pos mërgimtarëve tanë me fëmijet ishin edhe autoritete të larta komunale dhe kantonale, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Në festën e madhe kombëtare ne Nyon ishin bërë pregaditje të shkëlqyera të nxënësve të shkolles shqipe, të cilët bënë prezantimin e mrekullueshem nën drjetimin e mësueses Arbëria Vranovci. Në sallë para të pranishmëve shkelqyen  nxënësit e saj, sidomos Gresa Bilalli, Eloik Jakupi dhe e bukura Amelie Rrahmani, ku para publikut në sallën e komunës recituan vargjet me të bukura kushtuar trimave dhe heronjëve tanë nga Skenderbeu, Ilsmajl Qemajli deri tek kryeheroi yne kombetar Adem Jashari. Edhe me joshëse këtë mbrëmje e bënë kënga dhe vallja popullore shqiptare prezenetuar nga të rejat dhe të rinjt e shoqates kulturore të cilët u mirëpriten me duartrokitje të gjata frenetike nga qindra pjsëmarrës në sallë.

« Dita e 28 Nentorit ishte me shume se një festë për flamurin ishte edhe nje përvjetor jubilar 110-vjetori i pamavërsise se shtetit shqiptar, njëkohësisht edhe simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes dhe krenarisë së kombit tonë… » tha për gazeten zvicerane Le Canton27.ch mesuesja Arbëria Vranovci.

Në këtë brëmje festive u mirëpritën po ashtu edhe prezetimet e shkelqyeshme m poezi te bukura nga nxënësit e shkollës shqipe si: Laura Alija , Liana Dushica , Elina Topalli dhe Amelie Rrahmani vargjet e të cileve ishin vertetë emocionale ku publiku mezi i mbajti lotët nga gëzimi dhe malli për vendlidjen, atdheun qe ju kendua flamurit dhe atdhedashurise!

Ajo që ishte edhe më joshëse që u mirëprit nga te pranishmit, ishte vallëzimi mahnites i bukuroshes Valentina Krasniqi e cila me talentin e saj  me eprfoermancen e saj ngjalli shpresë dhe gëzim nga publiku…

Salla ishte e mbushur plotë përplotë mysafirë nga kantoni i Gjeneves (nga Kosova e Shqiperia, Lugina e Presheves e Maqedonia e Veriut) te rrethuar me flamuj kombëtar dhe te dy shteteve (Shqipërisë dhe Kosovës) mbrmeje edhe më impozonte e bëri djaloshi Leart Smajli i cili e nisi programin me vallen e shotës bashkë me vajzën e talentuar Gresa Bilalli e cila njëherit është e para në shumë gara komunale dhe nxënëse e dalluar e shkolles shqipe, shrkuan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Nxënës tejet të talentuar nga shkolla shqipe ne Nyon ku funksionon një kuadër profesional universitarë dhe një kryesi profesionale ku vërtetë punohet dhe dëshmohet si një shkolle shqipe në diasporë, sghembull intgegrimi te shqiptareve ne Zvicër.  Kjo shkolle edhe sivjet, per kete pervjetor festiv e dëshmoi si gjthmone se sa enxënësit dhe mësuesit e tyre e duan atdheun e tyre, te cilet edhe spe alrg atrdhut e ruajne me mjaft xhelozi dhe rkenari kulturën dhe gjuhën e bukur shqipe!

Në këtë mbrëmje festive ishte prezent po ashtu edhe drejtori, pastaj ing. Ramadan Rrahmani dhe këshilltari komunës së Nyonit Mërgim Hasani, njëherësh instruktor auto-shkolle, pastaj aktivistja e njohur Dafinë Vllasi si dhe Arbëria Vranovci mësuese, njëherit përgjegjëse e qdo projekti profesional i mësimit klasor si dhe mesimdhenesja Msc. Doruntina Demelezi.

Te pranishmit, në fund pasi u sherbyen me ushim në banket (aperitife), ata njezërit kanë falenderuan nga zemra Arbërien Vranovcin bashkë me stafin e saj te gjerë për këtë organizmi te shkëlqyeshëm.

« E ardhmja e kësaj shkolle do të jetë krenaria e vendit dhe lumturia e qdo familjen që do të jenë pjesë e diapsores, kombit tone …Projekte dhe organizime të shumta presim nga kjo shkollë në qytetin e bukur të Nyonit! Ne ju urojmë më të mirat dhe njëherit urojmë 28 Nëntorin historik.. » ka thëne në fund kolegia jonë për gazetën zvicerane Le Canton27.ch Arberia Vranovci mësuese dhe aktiviste e njohur në Zvicër.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat