Shqiptari me vrap mes autostradës për t’i shpëtuar policisë, kafshohet nga qeni

Diaspora

Shqiptari me vrap mes autostradës për t’i shpëtuar policisë, kafshohet nga qeni

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:30
35-vjeçari shqiptar, Bledar Thomaj

Një shqiptar i arrestuar në Britani rrezikoi jetën dhe gjymtyrët teksa tentonte të arratisej nëpër autostradë dhe më pas u kafshua nga qeni i policisë.

35-vjeçari shqiptar, Bledar Thomaj, është deklaruar fajtor për posedim kanabisi me qëllim shpërndarjen e tij dhe u dënua me 12 muaj burg. Tashmë ai rrezikon dëbimin.

Pasi policia e ndaloi shqiptarin, ai zbriti nga automjeti dhe vrapoi për t’u arratisur, por qeni Alvin u tregua i shpejtë dhe e ndoqi duke e kafshuar madje në krahun e majtë.

Në total, oficerët gjetën 10 kg kanabis në bagazhin e automjetit “Audi” të Thomajt, i cili përfundoi me qepje në krah pas kafshimit nga qeni.

Oficerët konfirmuan se tregtari mori qepje pasi u pickua nga PD Alvin, një belg Malinios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat