“S’doja ta vrisja, por të sqaroja një sherr që kishim pasur”- Shqiptari rrëfen pse e vrau ‘amerikanin”

Diaspora

“S’doja ta vrisja, por të sqaroja një sherr që kishim pasur”- Shqiptari rrëfen pse e vrau ‘amerikanin”

Më: 26 janar 2023 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Shqiptari Izbi Çaushi ka deklaruar se nuk donte ta vriste 47-vjeçarin greko-amerikan dhe se ishin takuar për t’u sqaruar për një sherr që kishte ndodhur vitin e kaluar.

Krimi ndodhi mëngjesin e së premtes së shkuar në një nga lagjet e qytetit të Kallamatës dhe dyshohet se ndodhi për larje hesapesh që lidhen me trafikun e drogës.

38-vjeçari shqiptar u arratis pas ngjarjes dhe u gjet nga policia mëngjesin e së mërkurës në një banesë të marë me qira nga një bullgar.

Ai u vendos në pranga pa bërë rezistencë. Izbi Çaushi u arrestua së bashku me 34-vjeçarin bullgar. Policia ka gjetur në dhomë 80 gramë hashash dhe ndaj të dyve është ngritur një akuzë për trafik droge.

Sipas informacioneve, 38-vjeçari shqiptar, i akuzuar për trafik kokaine, ka marrë përsipër vrasjen e “amerikanit” dhe ka pretenduar se 22-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor i tij, thjesht donte të blinte 2 gram kokainë nga viktima.

Duke qenë se ishin miq, ata kanë shkuar së bashku për ta takuar 47-vjeçarin. Lidhur me armën e zjarrit të llojit pistoletë me të cilën u krye vrasja, shqiptari tregoi se e ka hedhur në det.

Një ditë më parë, 22-vjeçari shqiptar Aleksander Koto, ka deklaruar se organizoi takim me viktimën me pretendimin se donte t’i blinte një dozë kokaine.

Gjithashtu ka deklarur se nuk e dinte që Izbi Çaushi ka pasur armë me vete.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat