U kap brenda “shtëpisë së barit”, dënohet me burg 19-vjeçari shqiptar në Angli

Diaspora

U kap brenda “shtëpisë së barit”, dënohet me burg 19-vjeçari shqiptar në Angli

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar është dënuar me burg pasi u kap duke u fshehur brenda një fabrike kanabisi në Staffordshire të Veriut. Policia zbuloi 188 bimë pasi u futën me forcë brenda pronës në High Street, në Talke.

Gjykata e Stoke-on-Trent Crown mori vesh se shqiptari Geraldo Meta kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar gjashtë muaj më parë dhe kishte qenë i pastrehë. Por dy ditë para arrestimit, Meta tha se i ishte ofruar diku për të qëndruar në këmbim të punës dhe ishte paguar 190 paund.

Tashmë 19-vjeçari është denuar me nëntë muaj burg.

Prokurori Andrew Wallace tha se policia u thirr në pronë më 20 dhjetor dhe i pandehuri u gjet i fshehur nën një jorgan në shtrat.Meta, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B. Gjykata dëgjoi se ai nuk kishte dënime të mëparshme. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat