Kishin kthyer vilën në “shtëpi bari”, arrestohet ish-ushtaraku shqiptar dhe gruaja e tij në Spanjë

Diaspora

Kishin kthyer vilën në “shtëpi bari”, arrestohet ish-ushtaraku shqiptar dhe gruaja e tij në Spanjë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 12:30
Hetimi vjen pasi policia e qytetit kishte marrë denoncime nga disa qytetarë.

Ditën e djeshme ne Girona të Spanjës një ish-ushtarak me origjinë shqiptar që ka shërbyer në Francë është arrestuar për kultivim dhe shitje të marjuanës.

Bashkë me të u arrestua dhe bashkëshortja e tij.

Hetimi vjen pasi policia e qytetit kishte marrë denoncime nga disa qytetarë.

Gjatë kontrollit fizik në shtëpinë dykatëshe , policia gjeti dhe sekuestroi marjuanën, 15 armë, dy sëpata, dy hanxharë, një sharrë dhe gjashtë thika. Po ashtu dhomat e vilës ishin të monitoruara me kamera sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat