Shqiptari në Itali hedh kokainën nga dritarja dhe më pas përplaset me makinë në shtyllë

Diaspora

Shqiptari në Itali hedh kokainën nga dritarja dhe më pas përplaset me makinë në shtyllë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 07:07
Pavarësisht aksidentit, 46-vjeçari ka gjetur forcën të dalë nga dera dhe të ikë duke u bllokuar pak më pas.

Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë pasditen e djeshme për drogë. Arrestimi i tij u bë në Fontanellato.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari pa vendbanim kishte precedent të mëparshëm në trafikun e drogës.

Gjithçka nisi në orët e vona të pasdites në Casalbarbato di Fontanellato, kur patrulla e angazhuar në një postbllok urdhëroi të ndalonte një makinë që kalonte, por shoferi, duke iu shmangur sinjalit, përshpejtoi dhe iku.

Gjatë ndjekjes, policia e kuptoi se ai hodhi një qese nga dritarja.

Pas pak minutash për shkak të shpejtësisë së tepërt, mjeti pranë një kthese ka dalë nga rruga, duke rrëzuar një shtyllë dhe më pas është përmbysur.

Pavarësisht aksidentit, 46-vjeçari ka gjetur forcën të dalë nga dera dhe të ikë duke u bllokuar pak më pas.

Kontrolli i mëpasshëm i rrugës bëri të mundur gjetjen e qeses së hedhur që përmbante një peshore precize dhe një gur kokaine me peshë 30 gram.

46-vjeçari u arrestua për posedim droge dhe u mbajt në dhomën e sigurisë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat