Shqiptarët në SHBA protestojnë të hënën në New York, kërkojnë ndëshkimin e agresionit serb ndaj Kosovës

Diaspora

Shqiptarët në SHBA protestojnë të hënën në New York, kërkojnë ndëshkimin e agresionit serb ndaj Kosovës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 19:35
Ilustrim

Komuniteti shqiptar në Amerikë, të hënën do të protestojnë në New York, për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Lajmin e ka bërë të ditur Vasfije Krasniqi, e cila ka kërkuar që shqiptarët që jetojnë në Amerikë të bashkohen në këtë protestë.

Protesta do të mbahet të hënën, në ora 13:00, rrugëve të New York-ut, komuniteti shqiptaro-amerikan do të kërkojë që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës dhe për sulmin terrorist të fundit.

Bashkimi Evropian ende nuk e ka ndëshkuar Serbinë për agresionin e saj mbi Kosovën pasi thonë se po presin prova shtesë që dëshmojnë përfshirjen e autoriteteve serbe.

Institucionet e sigurisë së Kosovës kanë ofruar një numër provash që tregojnë se Beogradi zyrtar ka mbështetur sulmin terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat