Atdhetari Sabri Azemi-Zeqiraj, veprimtar i çështjes kombëtare dhe i arsimit shqip

Diaspora

Atdhetari Sabri Azemi-Zeqiraj, veprimtar i çështjes kombëtare dhe i arsimit shqip

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 21 maj 2025 Në ora: 06:38
Atdhetari Sabri Azemi-Zeqiraj

Atdhetari Sabri Azemi-Zeqiraj u lind në fshatin Pojan të Fieri nga nëna Habibe dhe nga babai Zahiri, të cilët nga dhuna e mbretërisë jugosllave u shpërngullën në Turqi, meqë ata nuk e ndjenin vehtën mirë, në këtë vend, ata bënë kërkesë në Ambasadën shqiptare të shtetit turk për t'u atdhesuar në shtetin amë-Shqipëri, i cili shteti amë pranojë kërkesën e tyre dhe i vendosi në fshatin Pojan të Fierit. Sabriu filloi shkollën fillore në vendlindjen e tij, në Pojan, mirëpo pasi që gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB) Kosova ishte bashkuar me Shqipërin, familjarët e tij u vendosën në qytetin e Ferizajt, ku pastaj, Sabriu mbaroj shkollimin fillor dhe të mesëm në këtë qytet. Atdhetari, Sabri Azemi-Zeqiraj, bëri punë profesionale mësues në fshatin Trestenik, Remnik dhe në Sllatinë të Epërne që këto fshatra tani janë në komunën e Vitisë.

Atdhetari Sabri Azemi-Zeqiraj meqë bëri aktivitet kombëtar përmes Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, (LNDSH-së), ai nuk i shpëtoi syrit famëkeq të OZN-së, u gjykua në Gjykatën e Prishtinës me 4,6 vite burg të rëndë të cilin e vuajti në Goli Otok. Sabriu edhe pas vuajtjes burgut nuk u lejua të shkoi në shtëpin e tij nën pretekstin se kishte shtetësinë e Shqipërisë, por atë e internuan në Llogorin Politik në Gerovo të Kroacisë, ku, nga këtu u arratisë ilegalisht përmes shtetit italian dhe arriti në Francë.

Atdhetarit, Sabri Azemi-Zeqiraj, Ambasada e Shqipërisë në Francë ia lejoi kthimin në vendlindje, ku, pastai iu mundësua të vijojë studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, Dega Histori-Gjeografi, por ky atdhetar ndërroi jetë si absolvent, meqë kishte pasur vuajtje të mëdha në burgun e Goli Otokut, pra, ai ndërroi jetë si absolvent i këtij Fakulteti në vitin 1961. Atdhetari, Sabri Azemi-Zeqiraj, u varros nga shokët e studimeve, por pa prezencën e asnjë familjari të tij...

Sabri Azemi-Zeqiraj u lind më 25. 12. 1931 ne fshatin Pojan-Fier të Shqipërisë, ai rrjedhte nga një familje patriotike prej Kosovës prej fshati Komogllavë komuna e Ferizajt. Babai i tij Zahiri me gruan e tij Habibe nga dhuna e mbretërisë jugosllave ishin shpërngulur për në Turqi, meqë në shtetin turk nuk e ndjenin vehten mirë ata bënë kërkesë në Ambasadën e Shqipërisë që të ktheheshin në shtetin amë Shqipëri, ku edhe u pranua kërkesa e tyre nga shteti amë Shqipëria, ata u vendosën në fshatin Pojan të Fierit. Në fshatin Pojan u lind Sabriu nga nënë Habibja dhe baba Zahiri me mbiemër Azemi-Zeqiraj.

Sabriu së bashku me prindërit u kthye në Kosove vetëm atëherë kur u plotsuan kushtet për kthim ne Kosovë, dmth gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB), kur u bashkuanë trojet shqiptare.

Sabriu si fëmijë kishte kryer disa klasë të shkollës fillore ne vendlindje, pra në fshatin Pojan duke e vazhduar tashmë shkollimin në qytetin e Ferizajt, ai në këtë qytet, ku ishte vendosur familja e tij në Ferizaj, përfundon shkollimin fillor dhe atë të mesëm të mësuesisë.

Sabriu punën punën profesionale si mësues që nga viti 1951, në fahatin Trestenik, pastaj punoi në fshatin Remnik dhe fshatin Sllatine e Epërme të komunës së Vitisë, mirëpo Sabriu ndërkohë u anëtarësua në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH), organizat kjo kundër pushtimit të shtetit serbo-sllav në trojet shqiptare.

Sabriu nuk i shpëtoj syrit famëkeq të OZN-së të pushtuesit serbo-sllav, u arrestua dhe u dënua me 4 vite e 6 muaj burg të rëndë, të cilin burg ai e vuajti në burgun famëkeq të Goli Otokut pasi atij iu kishte shqipëtuar dënimi nga gjykata në Prishtinë. Në shtëpi i la prindërit e tij nënën dhe babain, por edhe bashkëshortën e tij Habibën së bashku më dy fëmijët: Naimin dhe Nehatin...

Atdhetari Sabri Azemi-Zeqiraj vajtjen e burgut e bëri nga data 2 shtator të vitit 1955 deri me 3 marës të vitit 1960, mirëpo pas përfunfimit të burgut Sabriu nuk u lejua të kthehet në shtëpinë e tij si të gjithë të burgosurëve tjerë, por ai u internua në Llogorin e atëherëshëm Politik në Gerovo të Kroacisë me pretekst se ai nuk kishte nënshtetësi jugosllave, por, meqë ishte i lindur në Shqipëri ende mbante nënshtetësi shqiptare dhe se duhej ekstraduar në shtete të jashtme. Sabriu në kampin Gerovo nuk e priti ekstradimin e rregullt por u arratis në Francë përmes Italise shtetit italian për në Francë, në kryeqytetin e këtij shteti në Parisë. Atdhetari Sabri Azemi-Zeqiraj jetojë 9 muaj në këtë shtet dhe për një kohë të shkurtër kontaktoi me Ambasadën e Shqiperisë në Francë me kërkesën e tij për t'u riatdhesuar, e cila kërkesë iu kishte pranuar, kështu që ai u kthye në Shqipëri në vitin 1961.

Atdhetari, Sabri Azemi- Zeqiraj, posa e mori vehtën në Shqipëri, ai u regjistrua në Universitetin Shtetërot të Tiranës në vitin 1962 në Degën Histori- Filologji ku dhe apsolvoj, por duke pasë parasyshë vujtjet dhe torturat e rënda kishte pësua në burgun jugosllav të Goli Otokut Sabriu ndërroi jetë i ri në spitalin e Urologjisë në Tiranë me datën, 28/09/1965.

Atdhetari, Sabri Azemi-Zeqiraj, u varros në varrezat Tufina të Tiranës, atij iu dha lamtumira nga shumë shokë të studimeve dhe nga shumë shqiptarë të Kosovës që jetonin në Tiranë, po, edhe nga shumë qytetarë të Shqipërisë por pa asnjë familjarë të tij në pjesmarrëje të varrimit për shkak të rrethanave të kohës, edhe sot e kësaj ditë trupi tij prehet në varrezat e Tiranës.

Lavdi në përjetësi jetës dhe veprës së atdhetarit Sabri Azemi Zeqiraj, shpirti i tij pushoftë në dritën e amshimit në Parajsë...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat