Shoqata SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, më 07.08.2025, sipas programit të planifikuar, zhvilloi vizita përkujtimore dhe nderimi në disa vende të rëndësishme për historinë dhe sakrificën kombëtare.
Fillimisht, u mblodhëm në orën 08:00 në restorantin pranë pompës së benzinës, afër Viva Fresh-it, ku u shërbye kafeja e mëngjesit dhe nga një byrek. Për këtë mikpritje të ngrohtë dhe shërbim të shkëlqyer, falënderojmë përzemërsisht z. Halil Shabanaj.
Pas mëngjesit, u shpërndanë disa mirënjohje për anëtarët dhe kontribuesit e dalluar të shoqatës. Më pas, nisëm vizitat përkujtimore, ku në shenjë nderimi u vendosën kurora me lule dhe u zhvilluan homazhe te:
• Shtatorja e Heroit Salih Çekaj në Deçan,
• Busti i Heroit Adem Ukëhaxhaj në Deçan,
• Varri i Heroit Rrustem Bruqi në Isniq,
• Varret e Heronjve Tahir Zemaj, Hasan Zemaj dhe Enis Zemaj në Strellc.
Rrugëtimi ynë vazhdoi në Junik, ku na priti përzemërsisht Kryetari i Komunës, z. Ruzhdi Shehu. Gjatë një bisede të ngrohtë dhe shumë produktive, z. Shehu ndau mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin e shoqatave dhe veprimtarëve të dalluar.
Mirënjohje u ndanë për:
• Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” në Zvicër,
• SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër,
• Shoqatën Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj” në Gjermani,
• Komunën Ruswil (LU) në Zvicër,
• Z. Gaspër Merturi,
• Z. Muhamet Krasniqi,
• Z. Asmon Krasniqi.
Në emër të Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” dhe kryetarit të saj z. Nue Zalli, si dhe në emër të SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, falënderojmë përzemërsisht Kryetarin e Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, për pritjen dhe nderimin që na bëri me ndarjen e këtyre mirënjohjeve.
E gjithë dita u përmbyll me një drekë të përbashkët, gjatë së cilës u zhvilluan biseda me interes të përbashkët për bashkëpunim dhe projekte në të ardhmen.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që na u bashkuan dhe na shoqëruan në këtë aktivitet përkujtimor dhe nderues.
Me respekt dhe nderime,
Kryesia e SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër