Një ngjarje tragjike është raportuar të ketë ndodhur në Kalabri të Italisë, në rajonin Catanzaro ku një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën në afërsi të banesës së tij.
Fëmija është përplasur aksidentalisht nga një furgon teksa ndodhej vetëm pa praninë e prindërve në ambientin e jashtëm të shtëpisë.
Shoferi i furgonit duke mos kuptuar që kishte aksidentuar një foshnjë, ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është arrestuar disa orë më vonë nga policia, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.
Sakaq, pavarësisht ndihmës së mjekëve, fëmija nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.