Prej 7 ditësh pa lajme, vazhdon misteri për zhdukjen e shqiptares Floresha Prengu

Diaspora

Prej 7 ditësh pa lajme, vazhdon misteri për zhdukjen e shqiptares Floresha Prengu

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 22:44
Floresha Prengu

Kalojnë ditët, por ende nuk ka asnjë lajm për Floresha Prengu, 35-vjeçaren me origjinë shqiptare, prej vitesh banuese në Trento dhe nënë e dy vajzave të vogla. Sot bëhet një javë e plotë që gruaja ka humbur çdo gjurmë.

Më 22 tetor, gruaja kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në banesën ku jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj. 

Familjarët ngritën menjëherë alarmin për zhdukjen, dhe në qytet nisën kërkimet intensive, madje edhe përgjatë lumit Adige, me ndërhyrjen e njësisë së zjarrfikësve të Trentos.

Megjithatë, rezultatet e kërkimeve, si ato të ditës së parë ashtu edhe të ditëve pasuese, nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv: prej një jave, nuk ka asnjë gjurmë të Floresha Prengut.

Edhe mediat shqiptare janë vënë në lëvizje për të shpërndarë lajmin e zhdukjes, me shpresën që nëna 35-vjeçare të mund të kthehet në shtëpi.

Të afërmit ende nuk kanë asnjë informacion, dhe ankthi i familjes, sidomos i dy vajzave, është i madh.

Një njoftim zyrtar për zhdukjen është shpërndarë në të gjitha prefekturat e Italisë, ndërsa thirrja drejtuar qytetarëve mbetet e njëjtë: kushdo që mund të ketë parë ose të ketë ndonjë informacion për Floresha Prengun, të telefonojë menjëherë në numrin 112.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat