Trafikuan 300 milionë dollarë drogë, 23 të arrestuar në Ekuador e Spanjë, mes tyre 7 shqiptarë

Diaspora

Trafikuan 300 milionë dollarë drogë, 23 të arrestuar në Ekuador e Spanjë, mes tyre 7 shqiptarë

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 21:35
Kontrollet nga policia për goditjen e rrjetit të trafikut të drogës në Ekuador

Një megaoperacion nga autoritetet ekuadoriane dhe spanjolle ka çuar në arrestimin e 23 personave, mes tyre 7 shqiptarë të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës.

Sipas raportimeve, agjentët gjatë operacionit kryen tetë bastisje në komunat Samborondon, Naranjal dhe Daule, që i përkasin provincës Guayas.

Grupi që kishte dhe degën e tij në Spanjë, shtrinte aktivitetin në vende të Evropës, kryesisht në Spanjë, Belgjikë, Holandë, dhe Afrikës, ndërsa vlera e drogës së trafikuar vlerësohet të jetë 300 milionë dollarë.

Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar armë, para, pajisje elektronike dhe bizhuteri. Hetimet e këtij rasti janë zhvilluar përgjatë tre viteve, ndërsa shtetasit shqiptarë, janë arrestuar në Spanjë.

Organizata përdorte biznese legjitime si fasada për të eksportuar sasi të mëdha droge dhe për të pastruar paratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat