Tërmeti politik i Serbisë dhe lëkundjet që ndihen edhe në Tiranë

Diaspora

Tërmeti politik i Serbisë dhe lëkundjet që ndihen edhe në Tiranë

Nga: Beqir Sina Më: 29 tetor 2026 Në ora: 19:35
Beqir Sina

Serbia ndodhet në një pikë kthese. Më 25 tetor 2026, Partia Progresive Serbe e Aleksandar Vuçiçit, pësoi humbje të rëndë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas gati 15 vitesh dominimi, SNS mori rreth 39 për qind të votave dhe afërsisht 105 mandate. 

Lista e Studentëve – "Studentët Fitojnë", e lindur nga protestat e gjata pas shembjes së tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024, ku vdiqën 16 persona, fitoi 52–53 për qind dhe 135–140 vende në Kuvendin me 250 anëtarë.

 Pjesëmarrja arriti nivelin më të lartë në tre dekada, afër 69 për qind.

Vuçiç ishte dorëhequr nga presidenca në shtator me synimin për t’u rikthyer si kryeministër. Ai pranoi humbjen herët, madje para shpalljes së rezultateve zyrtare. Lëvizja që e rrëzoi nuk është as nacionaliste, as ultranacionaliste. Është një koalicion profesionistësh – mjekë, inxhinierë dhe akademikë – i përqendruar te llogaridhënia, antikorrupsioni dhe rivendosja e integritetit institucional. 

Partitë tradicionale të opozitës mbetën kryesisht nën prag.

Ivica Daçiç, partneri i gjatë i Vuçiçit, dështoi. Lista e tij “Faktori i Stabilitetit” mori vetëm rreth 2,17 për qind. Dyshja që për më shumë se një dekadë balancoi Serbinë mes Brukselit, Uashingtonit dhe Moskës, tani është jashtë pushtetit. 

SNS mbetet opozita kryesore, por pa levat e mëparshme të kontrollit.

Presidentja në detyrë Ana Brnabiç pretendoi më 28 tetor se po përgatitej arrestimi i Vuçiçit për tragjedinë e Novi Sadit, duke e quajtur “terror revolucionar”. The Times raportoi se Vuçiç kishte menduar të përdorte forcën, por telefonata të nivelit të lartë evropian e bindën të pranonte rezultatin. Burimet përmendën kontakte me udhëheqës evropianë, përfshirë referenca të pakonfirmuara ndaj Viktor Orbánit, Emmanuel Macronit, Giorgia Melonit dhe António Costës.

Tranzicioni ngjan me ndërrimet e mëparshme serbe: synon afrimin me Evropën pa prishur lidhjet me Moskën dhe duke ruajtur qëndrimin kushtetues për Kosovën. Slogani “Kosova është Serbi” mbetet. 

Lista e Studentëve ka deklaruar se do të vazhdojë dialogun, por çdo marrëveshje duhet të respektojë Kushtetutën e Serbisë. BE-ja thekson se detyrimet ekzistuese mbeten. Dhe, nuk ka shenja të rrezikut të shtuar ushtarak, qasja është më e kufizuar institucionalisht çka mund të zvogëlojë aventurat unilaterale.

"Ballkani i Hapur" hyn në fazë të pasigurt. 

Projekti u mbështet shumë te miqësia personale Vuçiç–Rama. Por pa Vuçiçin në pushtet, dinamika personale nisë e zhduket. 

Qeveria e re serbe, e përqendruar te reformet e brendshme dhe te BE-ja, ka pak nxitje ta ringjallë me të njëjtën energji. Ri-zgjedhja e Albin Kurtit dhe kundërshtia e tij e vendosur e kanë dobësuar më tej projektin duke e bërë në këto pesë vjet gati të papërfillshëm.

Ngaqë bashkëpunimi rajonal pritet të vazhdojë kryesisht përmes Procesit të Berlinit apo mekanizmave bilateralë.

Zhvillimet në Serbi ngrenë pyetje edhe për Tiranën.

 Edi Rama, është cilësuar shpesh si “autokrati i fundit” i rajonit dhe mik i ngushtë i Vuçiçit. Të dy u bënë arkitektët e Ballkanit të Hapur, me mbështetje ose interes të figurave si Alexander Soros dhe Richard Grenell. 

Rënia e Vuçiçit, mungesa e Alexandër Soros në Beograd dhe Tiranë, "rënja" e Grenell në administratën Trump, e dobëson dukshëm këtë aks. Derisa edhe presioni mbi Ramën mund të rritet, sidomos nga deklarata dhe reagime amerikane, (letra e kongresistve Self dhe Wilson për Rubio) që shohin ngjashmëri në modelin e pushtetit Vuçiç & Ram

Mandatet e gjata të Vuçiçit dhe Ramës, nuk mundvtë thuhet se nuk sollën rritje ekonomike dhe politikë të jashtme shumëvektoriale, por me kosto të lartë erozioni demokratik dhe korrupsioni.

 Fati i tyre tani varet nga një opozitë e besueshme ose nga shqyrtimi ligjor. Qeveria e re serbe do të përballet me detyrën e vështirë të qeverisjes pa një program të detajuar. Marrëdhëniet me BE-në dhe Uashingtonin mund të ngrohen, por vazhdimësia me Rusinë, Kinën dhe qëndrimi ndaj Kosovës mbeten të hapura.

Testi i vërtetë fillon tani.

 Në Beograd, pyetja është nëse kjo rivendosje sjell llogaridhënie të qëndrueshme apo thjesht zëvendëson një formë të pushtetit të përqendruar me një tjetër. Në Tiranë, zhvillimet e reja që kan nisur në maj me Revolucionin Flamigo dhe protestat studentore dy javore si dhe zhvillimet e fundit serbe, shtojnë pasiguri dhe e bëjnë largimin e Ramës gjithnjë e më të pashmangshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat