Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në mërgatën shqiptare në Amerikë,tashmë është bërë traditë kombëtare.Festa e Nëntorit në 114-vjetorin e pavarësisë i gjejnë shqiptarët në Shqipërinë zyrtare dhe në Shqipërinë tjetër Kosovë,si kurrë më mirë qëkurse historia merret me ta.Me këtë frymë e porosi u mbajt manifestimi kulturo-kombëtar në ambientet e dekoruara kuq e zi ,,The Empress Banquets,,e në organizim të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Çikago.Festa e Flamurit i kishte bërë bashkë të gjithë shqiptarët e mërguar në shtetin e Ilinoisit në qytetin me shije të jetës moderne urbane në Çikago.Të gjithë ishin shend e verë dhe në këtë atmosferë festive përshëndetnin njeri-tjetrin me fjalët e urimeve:Gëzuar Festa e Flamurit -e përjetshme Shqipëria jonë!
Programin festiv e shpalli të hapur i riu nga Kosova,Lum Budrika,i cili në fjalën e tij shpalosi me fjalë të gëzimit,festën kombëtare të 28 Nëntorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë,që në Amerrikë tash e një shekull mërgimtarët shqiptarë e festojnë me moton, Festa e Flamurit të Shqipërisë së lirë.
Më një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerrikan,Edon Shaqiri,një djalë i ri nga treva shqiptare e Preshevës, e i shkolluar me dije e diplomë universiteti në Çikago.Aktin muzikor të pentagramit kombëtar të hymneve Amerikë-Shqipëri e interpetoi me vokalin e tij këngëtari Ilsi Ademi,që,në shenjë nderimi e të ngritjes në këmbë,atmosfera festive merrte me veti shpirtin,mallin dhe dashurinë për tokën e diellin e Shqipërisë Etnike.
Në 114-vjetorin e Festës së Flamurit në Çikago,mari udhë porosia historike për Ismail Qemali-Babai i Shqipërisë,ku historia e atdhetaria e përzgjodhi për Shqipërinë:Me vehte,të lirë dhe të mosvarme.Manifestimin e Festës së Flamurit në emër të Konsullatës së Republikës së Kosovës e përshëndeti Vera Rexhepi Leci,e cila për herë të parë si diplomate merrte pjesë në një manifestim me mërgimtarët shqiptarë jashtë atdheut.Para mërgimtarëve me një fjalë rasti e përshëndetën poeti i burgosuri i jetës së mësuesisë e të letërsisë së burgologjisë të regjimit komunist Visar Zhiti dhe prof.Skënder Karaçica,veprimtar dhe krijues në afirmimin e vlerave të kulturës,të gjuhës,të historisë dhe të çështjes kombëtare,këndej detit në Amerikën e largët.Në këtë përvjetor të pavarësisë së Shqipërisë e në krah me Shqipërinë tjetër Kosovë,tha Karaçica,duhet të bëjnë përpjekje për kthimin e kombit shqiptar në gjirin e qytetërimeve evropiane.
Festën e Flamurit në Çikago e begatuan me programin e recitimit e të valleve shqiptare,nxënësit e shkollës shqipe,,Kongresi i Manastirit,,Alma,Elza Selimi,Elijana Nallbani,Arbenita,Rinesa,Samije Xhemajli,Tina Kadriu e Elsa Prekazi.Përmes duatrokitjeve programit i dhanë shije artistike valltarët ,,Shqiponjat e Çikagos,,duke prezentuar ritmin artistik të traditës së valleve shqiptare të Shqipërisë së Mesme.Lojën e bukur me pentagram kombëtar e interpetuan Ardit Breznica,Anila Buja,Ilirian e Landi Aliu,Anila Buja,Georgya Borova dhe Maria Petro.
Në historinë e Shqipërisë,Ismail Qemali do të mbetët si një model të rëndësishëm historik edhe për shtetin e Kosovës,të shtetndërtimit shqiptar me vlerat e tashme të demokracisë e të shtetit ligjor.Në këtë rrjedhë,do të mbetët trashëgim e porosi e motit,kënga popullor e popullit shqiptar:O ti je Ismail Qemali,pas Teje vjen historia!