Kryetari i Evere në Bruksel bën shqiponjën kuq e zi me këngëtarin Cërvadiku

Diaspora

Kryetari i Evere në Bruksel bën shqiponjën kuq e zi me këngëtarin Cërvadiku

Nga: Bota sot Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 18:52
Kryetari i Bashkisë së Evere në Bruksel dhe artisti Shaqir Cërvadiku bëjnë shqiponjën kuq e zi gjatë ceremonisë në nder të 70-vjetorit të ardhjes së shqiptarëve në Belgjikë.

Nëntori është kuq e zi ngado e kudo ku ka shqiptarë. Programe artistike me muzikë shqipe, valle e tradita shqiptare shpërthejnë anekënd botës me rastin e festave të Nëntorit.

Në Evere të Brukselit u organizua një ceremoni zyrtare nga Bashkia, pak ditë më parë, me rastin e 70-vjetorit të ardhjes së shqiptarëve në Belgjikë.

Organizimi ka qenë nën kujdesin e shqiptares Habibe Duraki, e cila është zëvendëskryetare e bashkisë, me mbështetjen e vetë kryetarit të bashkisë, i cili, gjatë prezantimit në skenë me artistin Shaqir Cërvadiku, kanë bërë shqiponjën me duar në nder të simbolit të krenarisë shqiptare.

Image
Kryetari i Bashkisë së Evere në Bruksel dhe artisti Shaqir Cërvadiku bëjnë shqiponjën kuq e zi gjatë ceremonisë në nder të 70-vjetorit të ardhjes së shqiptarëve në Belgjikë.

Ai e përshëndeti edhe publikun në gjuhën shqipe, duke thënë: "Motrat dhe vëllezërit shqiptarë, mirë se vini! Këto fjalë m'i mësoi kolegia ime Habibe Duraki".

Mbrëmja ka qenë mjaft e rrallë dhe e para e tillë e organizuar nga një bashki! Kryetari dhe zëvendëskryetarja e përfunduan mbrëmjen me një lajm: ngritjen e flamurit shqiptar te sheshi i bashkisë për herë të parë!

Publiku e duartrokiti këtë iniciativë historike. Mbrëmja ishte mjaft e bukur, ku të gjithë të pranishmit u argëtuan pa fund dhe shijuan edhe ushqimet shqiptare. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat