E martë, 16 prill 2024
  • Brezovica merr pamje edhe më të bukur pasi mbulohet nga bora

    Bora ka filluar të zbardhë thuajse gjithë vendin që në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

    Por padyshim se reshjet e borës e bëjnë edhe më të bukur pikërisht Brezovicën, që njihet si vendi i preferuar për turistët që duan më tepër stinën e dimrit.

    Pamje të bukura janë publikuar sot nga Brezovica, ku temperaturat thuhet se shënojnë në -5C.

    “30.11 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira, pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu.  Vonë në mbrëmje reshjet e shiut do të përzien edhe me borë.Temperaturat minimale mbesin të ulëta, nga -3C deri -1C, e maksimalet gjatë ditës do të luhaten mbi vlera mesatare nga 7C deri 10C, e nga dita e diel zbresin në 7C, e të hënën në 3C”.

    Do të fryj erë e lehtë, kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.

    Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, në fundjavë me tendencë të rënie, mirëpo vazhdon të mbetet mbi vlera të normales.

1 / 7