E enjte, 25 prill 2024
  • Si të visheni për fundvit? Aksesorët që do të vënë në pah look-un tuaj festiv

    Krishtlindjet e kaluara nuk mund t’i festonim në maksimum prej pandemisë ndaj edhe këtë vit jemi gati të shfrytëzojmë çdo mundësi sa i përket veshjeve. Për t’i dhënë pamjes tuaj shkëlqimin e nevojshëm mjafton të dini të përdorni aksesorët.

    Çanta me rruaza dhe perla, taka të larta me temina dhe tekstura metalike të viteve ’80, janë të gjitha pjesë që mund t’i integroni në pamjet tuaja festive.

    Se sa doni të guxoni varet nga ju. Për shembull, një fustan të zi të shkurtër, mund ta kombinoni me një palë vathë mbresëlënës që do t’i kthejnë të gjithë sytë në fytyrën tuaj.

    Nga ana tjetër, bizhuteritë me gurë për qafën dhe kokën mund të jenë gjithashtu një aleat i fortë për fustanet tuaja të mbrëmjes. Së bashku me shkëlqimin, ato do t’ju japin më shumë besim.

1 / 9