Tri ditë zie në Argjentinë pas vdekjes së Maradonas

Futboll

Tri ditë zie në Argjentinë pas vdekjes së Maradonas

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 08:13
Ilustrim

Argjentina ka shpallur tri ditë zie me rastin e vdekjes së legjendës botërore të futbollit, Diego Armando Maradona – njofton BBC.

Ikona argjentinase ndërroi jetë të mërkurën në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit, pas një sulmi në zemër në moshën 50 vjeçare.

Grupi i tij do të qëndrojë në Casa Rosada, selinë e qeverisë së Argjentinës, me ç’rast njerëzit do të mund të bëjnë homazhe.

Maradona gjatë karrierës si futbollist ka luajtur për klube, si Barcelona dhe Napoli, ndërsa ishte kapiten i Argjentinës në fitimin e Kupës së Botës në vitin 1986.

Ai u bë jashtëzakonisht i popullarizuar me golin me dorë të shënuar ndaj Anglisë në çerekfinale që u quajt si ‘Dora e Zotit’.

Legjenda ishte operuar për heqjen e një trombi më herët gjatë nëntorit dhe operacioni ishte i suksesshëm, ndërkohë që duhej të fillonte trajtimin kundër vartësisë nga alkooli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat