Gjiganti i Madridit synon Stavro Pilon

Futboll

Gjiganti i Madridit synon Stavro Pilon

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 13:58
Kylian Mbappe dhe Stavro Pilo

Atletico Madrid është vënë në lëvizje për të transferuar mbrojtësin e Kombëtares, Stavro Pilo. Lojtari i krahut të majtë në prapavijë po zhvillon sezon fantastik me AEK-un e Athinës, ndërsa në Champions League brenda një kohe të shkurtër i ka shënuar gol dy gjigantëve të futbollit botëror si Manchester City e Real Madrid. 

Zhdërvjelltësia dhe leximi i shkëlqyer i lojës janë elementët që po faktorizojnë 25-vjeçarin shqiptar për të bërë hapin e madh në karrierë. Më tej, bëhet e ditur se është Matteo Alemani, drejtori i merkatos te Atletico Madrid, që po këmbëngul në realizimin e transferimit që në merkaton e janarit. 

Pilo ka kontratë me AEK-un deri në verën e vitit 2030, ndërsa sipas “Transfermarkt”, vlera e mbrojtësit arrin deri në 2.5 milionë euro, kuotë lehtësisht e përballueshme për një klub si Atletico Madrid. 

Nëse operacioni mbyllet me sukses, lojtari i Kombëtares do të kishte shansin e “artë” për t'ia bërë “bum” në arenën e madhe të futbollit europian, kjo edhe falë prezencës në një nga klubet më të zëshme përtej kontinentit të vjetër. 

Deri tani, nuk ka ndodhur që një lojtar i Kombëtares të ketë qenë kryesor te Atletico, Reali apo Barcelona në La Liga. Pavarësisht se Bare dhe Manaj ishin për pak kohë pjesë e ekipeve të mësipërme, gjithmonë mbetën në “plan të dytë”, por Pilo mund të ndryshojë “historinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat