Solskjaer krahason Fernandesin me Ronaldon

Futboll

Solskjaer krahason Fernandesin me Ronaldon

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 22:36
Ole-Gunnar Solskjaer ka thurur lëvdata për Bruno Fernandes

Menaxheri i Manchester United, Ole-Gunnar Solskjaer, ka thurur lëvdata për Bruno Fernandes.

Norvegjezi shkoi aq larg sa e cilësoi ndikimin në ekip të mesfushorit me Cristiano Ronaldon.

Fernandes ka mahnitur me paraqitjet e tij që nga transferimi i tij në janar nga Sporting Lisbon, ku në 22 paraqitje ka regjistruar 14 gola dhe 10 asiste në të gjitha garat.

‘Ai defenitivisht me prezencën e tij ka ndikuar tek bashklojtarët e tij. Ai ka shumë energji, është lider dhe më e rëndësishmja është lojtar ekipor gjë që bënë progresin tonë më të lehtë’, deklaroi Solskjaer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat