Thauvin i ngazëllyer me fjalët e Maldinit

Futboll

Thauvin i ngazëllyer me fjalët e Maldinit

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:15
Florian Thauvin

Futbollisti i Marseille, Florian Thauvin tha se është shumë i ngazëllyer nga fjalët e legjendës së Milanit, Paolo Maldini, i cili konfirmoi zërat për interesimin e “Rossonerëve” për francezin.

Përndryshe, Maldini është Drejtor Strategjik tek Milan dhe në një intervistë për “Telefoot”, ai tha: “Ai është një lojtar të cilit do ti skadojë kontrata, pra në aspektin financiar është interesant”, tha ai.

Pas ndeshjes së Marseilles që zhvilloi kundër Nantes, Thauvin u pyet për fjalët e italianit ku tha: “Kur një legjendë flet për ty në këtë mënyre, natyrisht se jam i lumtur. Sinqerisht më ngazëlleu, i falënderohem atij”.

Kontrata e Thauvin skadon në qershor të vitit 2021 dhe thuhet se Milan do ti ofrojë marrëveshje me vlerë 3 milionë euro për sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat