Rey Manaj me mendjen te Kombëtarja, nga Turqia zbulojnë vendimin e tij

Futboll

Rey Manaj me mendjen te Kombëtarja, nga Turqia zbulojnë vendimin e tij

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 13:51
Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Mana

Sipas informacioneve të fundit nga Turqia, sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, po mendon largimin që në merkaton e dimrit nga Sivasspor, ekip i cili militon në Ligën e Parë turke.

Bomberi lushnjar po përjeton momentin më të mirë në karrierë, 10 gola dhe 2 asiste në 13 ndeshje të kampionatit me Sivasspor.

Gjendja e “trazuar” financiare te klubi dhe pozita në vendet e fundit të tabelës, kanë ndikuar që Manaj të mos e mendoj dy herë largimin.

Qendërsulmuesi do të zbres në fushë sot me Kombëtaren, ku përballen ndaj Bjellorusisë, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat