Çudi, ende nuk e di që Maradona ka vdekur

Futboll

Çudi, ende nuk e di që Maradona ka vdekur

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:47
Çudi, ende nuk e di që Maradona ka vdekur

Carlos Bilardo, trajneri i Argjentinës kampion bote në vitin 1986, ende nuk e di që Diego Armando Maradona ka vdekur. Situata është delikate sepse për të Diego ishte si djali i tij dhe një lajm i tillë mund të ketë pasoja serioze në shëndetin e tij.

Bilardo është 82 vjeç dhe vuan nga një sëmundje neurodegjenerative, sindroma Hakim-Adams.

Vëllai i tij, Jorge, zbuloi se në fillim anëtarët e familjes kishin menduar të mos i tregonin, por tani ata e kanë kuptuar se është shumë e vështirë ta fshehësh një lajm kaq të madh për shumë kohë. Kjo është arsyeja pse ata vendosën t’ia zbulonin, duke përdorur të gjitha masat e nevojshme paraprake.

Detyra e “rrëfimit” të lajmit të kobshëm mund t’i besohet Oscar Ruggerit, ish-futbollist i asaj Argjentine kampione bote, mbase së bashku me dy ish-lojtarë të tjerë që kanë mbetur shumë të lidhur me Bilardon.

Në fund, vëllai i tij, Jorge, zbuloi se Carlos tani jeton në një apartament afër familjes së tij dhe se ai i kalon ditët e tij duke parë seriale në Netflix. 82-vjeçari është veçanërisht i tërhequr nga seriali i Pablo Escobarit, por ai nuk shikon kanale televizive, prandaj ende nuk di asgjë për Maradonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat