Rasti Suarez: Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici nën hetim

Futboll

Rasti Suarez: Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici nën hetim

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:45
Fabio Paratici

Juventusi ka lëshuar një deklaratë që konfirmon se Fabio Paratici është informuar në lidhje me të drejtën e mbrojtjes në çështjen e Luis Suarez.

Zyra e Prokurorit në Gjykatën e Perugias ka hetuar procedurat e një provim për gjuhën italiane të Luis Suarez, ku ai kërkonte të fitonte shtetësinë.

Për këtë akuzohen edhe drejtuesit e Juventusit përfshirë edhe drejtorin Fabio Paratici.

“Klubi i Futbollit i Juventusit konfirmon se sot Fabio Paratici është njoftuar për informacion në lidhje me garancinë dhe të drejtën e mbrojtjes”.

“Krimi i pretenduar nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Perugia është ekskluzivisht neni 371 i Kodit Penal”.

“Klubi përsërit fuqimisht korrektësinë e punës së Paraticit dhe është i bindur se hetimet e vazhdueshme do të ndihmojnë në sqarimin e pozicionit të tij brenda një kohe të arsyeshme”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat