Zidane thërret te Reali

Futboll

Zidane thërret te Reali

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:24
Zidane thërret te Reali

Zidane thërret te Reali, talentin hungarez Szoboszlai!

Te Reali i Madridit parashikohet një revolucion i vërtetë në merkato verën e ardhshme, me Los Blancos që do të tentojnë të afrojnë disa nga talentet më të mira të afirmuar në Europë.

Në radarët e Realit ka përfunduar edhe ylli i kombëtares hungareze i cili luan për Salzburg, Dominik Szoboszlai. 20-vjeçari ndiqet me vëmendje edhe nga klube të tjera të mëdha si Liverpooli, Arsenali e Milani por që ai të zgjedhë Realin që në merkaton e janarit ka menduar trajneri Zinedine Zidane, i cili i ka thënë Szoboszlai të transferohet menjëherë te Reali.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e talentit hungarez pasi duhet patur parasysh që Salzburg është në bisedime të avancuara me Leipzig, për ta transferuar në Bundesliga 20-vjeçarin, duke patur parasysh që klubi austriak dhe ai gjerman kanë të njëjtin pronar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat