Kampioni tregon fuqinë në Skenderaj

Futboll

Kampioni tregon fuqinë në Skenderaj

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:55
Betim Haxhimusa

Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani dhe lideri i tabelës, tregon fuqinë në Skenderaj, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Drenicës.

Drita është në formën më të mirë të mundshme dhe shumë afër që të përfundon në pozitën e parë gjatë dimrit.

Në fund të pjesës së parë Almir Ajzeraj realizon për 0:1, ndërsa Fidan Gerbeshi thellon epërsinë në minutën e 49-të.

Në fund të sfidës Betim Haxhimusa realizon për 0:3.

Drita udhëheq renditjen me 39 pikë, ndërsa Drenica vazhdon me rezultatet të dobëta duke rënë në pozitën e tetë me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat