Edhe një futbollist legjendar na e lë lamtumirën: Ka vdekur Paolo Rossi

Futboll

Edhe një futbollist legjendar na e lë lamtumirën: Ka vdekur Paolo Rossi

Nga: B.S. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 08:04
Paolo Rossi

Paolo Rossi, hero italian i futbollit nga fitorja e Kampionatit Botëror 1982, ka vdekur në moshën 64-vjeçare. Lajmi për vdekjen e ikonës italiane erdhi ndërsa bota e futbollit ende vajton ikonën argjentinase Diego Maradona, i cili vdiq në fund të muajit të kaluar. 

Kanali televiziv italian RAI Sport, me të cilin Rossi bashkëpunoi, njoftoi të enjten se "Pablito" kishte vdekur nga një "sëmundje e pashërueshme". "Një lajm trishtues: Paolo Rossi na ka lënë", shkroi menaxheri RAI Sport Enrico Varriale. 

"Pablito i paharrueshëm, me të cilin të gjithë ramë në dashuri atë verë të vitit 1982 dhe i cili vitet e fundit ka qenë një koleg i vlefshëm dhe kompetent në RAI," shtoi Varriale. 

Vdekjen e Rossit e konfirmoi edhe gruaja e tij Federica Cappelletti në Instagram. Rossi fitoi dy tituj në Serie A me Juventusin, Kupën e Evropës dhe Coppa Italia, por do të kujtohet me dashuri për gjashtë golat që shënoi në Kampionatin Botëror 1982 në Spanjë.

Përzgjedhja e tij në ekip fillimisht u kritikua nga ekspertët të cilët e kishin çregjistruar dhe thoshin se nuk ishte në formë, por mbetën pa fjalë kur shënoi një hat-trick të shkëlqyer kundër Brazilit. Fitorja 3-2 e Italisë në atë ndeshje klasike në fazën e dytë të grupeve rezervoi vendin e tyre në gjysmëfinale kundër Polonisë. Rossi mundi polakët në fitore 2-0 dhe më pas i solli Italisë golin e saj të parë në fitoren 3-1 kundër Gjermanisë Perëndimore, duke i sjellë Italisë titullin e tretë në botë dhe të parin që nga viti 1938.

Ka fituar Këpucën e artë si shënuesi më i mirë dhe Topin e Artë si lojtari më i mirë e atij Kampionati Botërore. I lindur në Prato, në Toskanë, Rossi luajti gjithë karrierën e tij në Itali. U ndëshkua me ndalim tre vjeçar për të luajtur në 1980 për pjesëmarrjen në skandalin e fiksimit të ndeshjeve "Totonero", por gjithmonë mohoi çdo keqbërje.

Ndalimi iu zvogëlua më vonë në dy vjet, duke e lejuar atë të kthehej në Itali dhe të bënte histori në Kupën e Botës. Ai gjithashtu ka shënuar tri gola në Kampionatin Botëror 1978 në Argjentinë. Me gjithsej nëntë gola, ai është golashënuesi më i mirë i Italisë në Kampionatin Botëror përkrah Robert Baggios dhe Christian Vierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat