Igli Tare: Nuk dëshiroj që vuajtjet që unë kam kaluar ti kalojnë fëmijët e mi

Futboll

Igli Tare: Nuk dëshiroj që vuajtjet që unë kam kaluar ti kalojnë fëmijët e mi

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 10:15
Igli Tare

Igli Tare është një nga të parët futbollistë shqiptarë i cili me talentin e tij depërtoi fort në futbollin europian.  

Një drejtor autoritar në skuadrën e Lacios, bashkëshort i përkushtuar dhe babai i dy djemve, Igli këtë mëngjes ka ardhur në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora  në rubrikën “Special Edition By Arjola”.

 Ai ka rrëfyer gjithçka për profesionin e tij duke mos lënë pa përmendur dhe familjen e tij.

Dashurinë për futbollin mesa duket e kanë trashëguar dhe dy djemtë e tij.  Si të gjithë prindërit edhe Igli dëshiron që fëmijët e tij mos kalojnë vuajtjet që ai ka kaluar për të arritur këtu ku është sot dhe mundohet që jeta e tyre të jetë sa më e thjeshtë.

“Gjenerata ime ka qenë gjenerata e parë dhe ne kemi hapur dyert për të gjithë brezat e ardhshëm. Ato vuajtjet që ne kemi kaluar në vitet e para kanë qenë të vlefshme sepse në rradhë të parë jemi formuar si njerëz dhe më pas si futbollistë.

Ato eksperiencat nga ana personale, me botën, jetën që na lidhte ne në atë kohë nuk mundohemi t’ja kalojmë dhe fëmijëve tanë sepse ka një kosto. Mundohemi t’ja bëjmë jetën atyre sa më të thjeshtë.  Mundohem që fëmijëve tim ti mësoj  se çfarë është sakrifica dhe vendosmëria“- tregon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat