Messi, gati t’i rrëmbejë kurorën “Mbretit” Pele

Futboll

Messi, gati t’i rrëmbejë kurorën “Mbretit” Pele

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:20
Messi, gati t’i rrëmbejë kurorën “Mbretit” Pele

Barcelona pret sot, në “Camp Nou”, në orën 21:00, Real Sociedadin, skuadrën që kryeson kampionatin. Ka shumë arsye pse “blaugranat” do të tentojnë me çdo kusht suksesin ndaj baskëve e një prej tyre është rekordi i pazakontë dhe historik që synon të thyejë Lionel Messi.

“Ylli” argjentinas, nëse arrin të shënojë vetëm një gol barazon rekordin e të madhit Pele sa i përket numrit të golave të shënuar në një klub. Braziliani realizoi 643 gola me fanellën e Santosit, ndërsa “Pleshti” deri tani ka shënuar 642 për Barcelonën në 744 ndeshje ku është aktivizuar.

I pari finalizim i Messit erdhi më 1 maj 2005 kundër Albacetes, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Në këto 15 ndeshje të para të sezonit aktual, Leo ka shënuar 8 gola, katër prej tyre në LaLiga. Me vetëm një gol më shumë do të barazonte O’Rei-n, ndërsa me më shumë se një finalizim do të shndërrohej rekordmen absolut.

Pelé 643 golat e tij me Santosin i ka realizuar në 757 takime. Ish-sulmuesi brazilian, tashmë 80 vjeç, i cili konsiderohet nga FIFA lojtari më i mirë i shekullit të 20-të, ka luajtur për Santosin për 18 vjet.

Ky rekord duhet t’u shtohet shumë të tjerëve që tashmë mbahen nga Messi: 7 herë “Pishichi” (golashënuesi më i mirë i LaLigas), 6 herë fitues i “Topit të Artë”, më shumë gola në LaLiga (448) etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat