Votat e Messit për The Best, pikë maksimale për ish futbollistin e Barcelonës

Futboll

Votat e Messit për The Best, pikë maksimale për ish futbollistin e Barcelonës

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:36
Lionel Messi

FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.

FIFA shpalli çmimet për më të mirët, gjithashtu edhe për lojtarin më të mirë të cilin e fitoi futbollisti i Bayern Munchen, Robert Lewandowski.

Lionel Messi ishte njëri ndër të nominuarit për më të mirin e vitit, ai gjithashtu u inkuadrua në formacionin e vitit.

Sipas ‘El Chiringuito’, argjentinasi kishte befasuar me votën e tij, ai kishte votuar për futbollistin e Paris-Saint Germain, Neymar Jr, përkatësisht ish kolegun e tij të cilin e vlersoi me pikë maksimale (5 pikë).

Futbollisti i dytë më i  vlersuar nga 33 vjeçari ishte Kilyan Mbappe me (3 pikë).

Futbollisti i fundit i vlersuar nga argjentinasi ishte Robert Lewandowski me (1 pikë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat