Torino nuk fiton as me Bolognan

Futboll

Torino nuk fiton as me Bolognan

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 15:36
Torino nuk fiton as me Bolognan

Torino dhe Bologna ndanë pikët në sfidën që hapi të dielën e Serie A.

Në Olimpico të Torinos devijimit të pafat të portierit Da Costa pas goditjes së Verdit në minutën e 69-të, iu kundërpërgjigj ishi Roberto Soriano pak minuta më vonë i cili me golin e tij i dha një pikë skuadrës së tij.

Një barazim që nuk i vlen aspak ky Torinos dhe që vendos akoma edhe më shumë në pikëpyetje të ardhmen e Marco Giampaolos i cili me shumë gjasa do të shkarkohet nga stoli i skuadrës Granata në fund të këtij viti.

Torino pas këtij barazimi mbeti në vendin e parafundit me 7 pikë, ndërkohë që Bologna pozicionohet e 12-ta me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat