“Adios” Atletico Madrid, a do të jetë ky klubi i ri i Oblak?

Futboll

“Adios” Atletico Madrid, a do të jetë ky klubi i ri i Oblak?

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:41
Jan Oblak

Jan Oblak mund të largohet nga Atletico Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain, raporton Daily Mail.

27 vjeçari ishte pranë transferimit në Chelsea gjatë verës së shkuar.

Por, klubi madrilen refuzoi të zbresë çmimin e tij prej 109 milionë funte, sipas klauzolës së kontratës.

Oblak do ta mirëpriste largimin nga Atletico Madrid për një klub më të madh me ambicie për të fituar tituj të rëndësishëm.

Andaj, PSG shpreson se ky faktor mund të luajë rol të rëndësishëm në vendimin e tij në lidhje me transferim në Parc des Princes pas përfundimit të këtij sezoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat