Marseille futet në garë për Giroudin!

Futboll

Marseille futet në garë për Giroudin!

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:17
Marseille futet në garë për Giroudin!

Olympique Marseille futet mes Interit dhe Oliver Giroud.

Sulmuesi francez vazhdon të mbetet objektivi kryesor i zikaltërve për sulmin në merkaton e janarit pasi shikohet nga trajneri Antonio Conte si zëvendësuesi ideal i Romelu Lukakut, por së fundmi në skenë për të marrë shërbimet e Giroud i cili ka bërë mirë në këtë sezon me Chelsea-n, duke shënuar gola me peshë, ka hyrë edhe OM.

Villas Boas e pëlqen sëtepërmi ish-bomberin e Arsenalit të cilit në verë i përfundon kontrata me Blutë e Londrës.

Gjithsesi dëshira e Marseille është ta marrë që në janar për të patur një forcë më shumë në garën për titull në Francë.

Interi nëse e do vërtet Oliver Giroud duhet të bëjë kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat