Largohet nga Villarreali, Reali i gjen ekipin e ri!

Futboll

Largohet nga Villarreali, Reali i gjen ekipin e ri!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:09
Largohet nga Villarreali, Reali i gjen ekipin e ri!

Real Madridi nuk është aspak i lumtur me gjendjen e Takefusa Kubos te Villarreali.

Japonezi dëshiron të largohet vetë nga ekipi i Lopeteguit, pasi nuk ka fituar pozitën e titullarit dhe do të ketë minuta në këmbë.

Klubi “Los Blancos” menjëherë ka nisur nga kontaktet dhe ka bërë të mundur Kubo të kalojë te Real Betis. Futbollisti do një ekip ku të ketë minuta në këmbë, ndërsa Betisit i nevojitet një futbollist me karakteristikat e tij.

“Defenca Central” bën me dije se Real Sociedadit, Valladolidi dhe Valencia janë 3 ekipet e tjerë që kanë shfaqur interes për të. Reali është i dyzuar, ndërsa mbetet dhe dëshira e lojtarit që do të vendosë se ku do të luajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat