Ibra: Nuk më intereson të jem kampion dimëror

Futboll

Ibra: Nuk më intereson të jem kampion dimëror

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:43
Ibra: Nuk më intereson të jem kampion dimëror

Tani është bërë gati një vit që Zlatan Ibrahimoviç është kthyer në Milano. Që nga ai moment shumëçka ka ndryshuar.

Tani “Rossonerët” po udhëheqin kampionatin e Serie A dhe pas shumë vitesh ata janë kandidatë seriozë për titull.

Ibrahimovic dha një intervistë për La Repubblica, duke folur për ambiciet e tij, marrëdhëniet e tij me Pioli dhe ndjenjat e tij në rikthimin në “San Siro”.

“Unë ndihem si një lider në fushë dhe shokët e mi të skuadrës më ndjekin. 10 vjet më parë kishte një situatë tjetër. Sot është një grup i ri, por me punë dhe sakrificë mund të shihni rezultatet.

Nuk varet e gjitha nga unë. Vendi i dytë në renditje është gjithmonë ai i humbësve të parë. Të jesh kampion dimëror nuk më intereson. Unë dua atë të vërtetin” – u shpreh sulmuesi suedez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat