Strakosha gjithnjë e më larg Lazios

Futboll

Strakosha gjithnjë e më larg Lazios

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:07
Strakosha gjithnjë e më larg Lazios

Thomas Strakosha gjithmonë e më larg Lazios.

Portieri shqiptar nuk ndodhet në listën e të grumbulluarve për sfidën derbi të mbrëmjes së sotme ndaj Romës.

Nëpër mediat italiane qarkullonin thashetheme të ndryshme se gardiani kuqezi ka patur një krisje të mundshme me klubin lacial, ndërsa nga klubi bardhekaltër pretendojnë se Strakosha ndodhet i dëmtuar.

Në listën e Inzagit bën pjesë Vedat Muriqi dhe portieri tjetër shqiptar, 21-vjeçari Marko Alia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat