Thaçi: Malisheva po kompletohet, ky grup është shumë i fortë

Futboll

Thaçi: Malisheva po kompletohet, ky grup është shumë i fortë

Nga: K.Goca Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:30
Thaçi: Malisheva po kompletohet, ky grup është shumë i fortë

Malisheva është në garë të fortë për vendin e parë në Ligën e Parë të Kosovës, në grupin A. 

FC Malisheva renditet në pozitën e dytë me 26 pikë po aq sa ka edhe lideri apo kampioni vjeshtor Dukagjini i Klinës. 

Kryetrajneri i ri i Malishevës, Arsim Thaçi, po e përgatit ekipin maksimalisht për pjesën e dytë të kampionatit. 

Ai tha se janë duke e kompletuar ekipin në çdo repart.  

“Stërvitjet janë duke shkuar mirë. Kemi filluar qe 10 ditë me stërvitje, jemi në fazën e kompletimit të ekipit me lojtarë në reparte ku ekipi ka pas nevojë”, tha Thaçi për gazetën “Bota sot”. 

Malisheva ka zhvilluar edhe një miqësore, që ka qenë test i mirë për Thaçin.  

“Kemi zhvillu edhe një ndeshje miqësore në Drenicë, ku kemi humbë me rezultate minimal, 1:0”, theksoi ai. 
Fakti interesant është se në grupin A, 6-7 skuadra luftojnë për të hyrë në elitën e futbollit të Kosovës. Thaçi tha se grupi është shumë i fortë.

“Ky grup është shumë i fortë, ka ekipe shumë të forta siç është Dukagjini, A&N, Istogu, Liria, pra mendoj se do të jetë një gjysmë sezon shumë interesant”, përfundon Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat