Kroacia shmang humbjen në sekondat e fundit 

Futboll

Kroacia shmang humbjen në sekondat e fundit 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:18
Kroacia shmang humbjen në sekondat e fundit 

Kombëtarja e Kroacisë zhgënjen në hapje të grupit C në kuadër të Kampionatit Botëror që po mbahet në Egjipt, duke luajtur baras (29:29) me Japoninë.  

Kroatët shmangën humbjen me një gol nga ana Ivan Çupiç në sekondat e fundit (11 sekondat e fundit), që shënoi nga 7 – metërshi. 

Kroacia i hyri shumë keq ndeshjes dhe vetëm pas 12 minutash lojë ata ishin pesë gola në disavantazh  (2:7). 

Në minutën e 23-të, +6 për Japoninë (8:14), por në fund të pjesës së parë ngushtohet në 14:17.

Pesëmbëdhjetë minuta para përfundimit të sfidës, Kroacia ngushton rezultatin 21:22 dhe në minutën e 48-të barazuan (23:23). Tatsuki Yoshino shënoi për 29:28 dhe Kroacisë i mbeten në kohë të lojës 24 sekonda për të barazuar. Çupiç shënoi nga penalltia për 29:29, 11 sekonda pa përfunduar takimi.

Më të efektshmit në radhët e Kroacisë ishin Marino Mariç me shtatë, dhe Domagoj Duvnjak dhe Luka Cinddiç me katër gola secili, ndërsa Japonia e udhëhequr nga Yuto Agarie që realizoi pesë gola dhe Hiroki Motoki 4.

Kroacia-Japonia 29:29 (14:17)
Palestra Aleksandrija - Borg El Arab.
Gjyqtarë: Krichen e Makhlouf (Tunizia).
Shtatëshet: 1 (1), Japonia 4 (3).
Përjashtimet: Kroacia 6 minuta - Japonia 6 minuta.
Kroacia: Peshiq (7 mbrojtje), Shunjiç; Mariq (7), Duvnjak (4), Horvat (3), Sharac (1), Shtrlek (2), Çupiç (3), Musa, Mamiq, Shebetiq, Cindriç (4), Brozoviç (1), Mandiq (1), Martinoviq (3), Shipiq.
Japonia: Iwashita (11 mbrojtje), Sakai; Kasahara, Kitazume, Narita (3), S. Tokuda (2), Watanabe (1), Doi (1), Motoki (4) Tamakawa (2), Yoshino (4), Agarie (5), Demura, Mizumachi (3), Takano (1), R. Tokuda (3).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat